Biçikleta

Zhvillimi i aktivitetit: Luajeni këtë lojë të thjeshtë dhe argëtuese për ta ndihmuar fëmijën të vëjë në lëvizje trupin e tij, të ushtrojë koordinimin e lëvizjeve, etj. Udhëzojeni fëmijën të shtrihet në shpinë gjersa ju ia mbani kyqet e këmbës duke i ndihmuar t’i lëvizë këmbët sikur të ngiste biçikletën, derisa këndoni këngën: Biçikleta me dy rrota edhe një timon, duket biçikleta sikur fluturon, sa bukur … (emrin e fëmijës) atë e drejton. Kur fëmija të arrijë t’i koordinojë vetë lëvizjet e këmbës, lejojeni t’i bëjë lëvizjet vetë pa ia mbajtur kyqet e këmbëve. Pastaj ndërroni rolet dhe lejojeni fëmijën t’ju ndihmojë juve ta “ngisni biçikletën”. Pastaj shtrihuni të dy dhe luani lojën së bashku derisa e këndoni këngën.