Vazhdo dhe ti

Materialet dhe mjetet: për këtë aktivitet nuk nevojitet ndonjë material.

Zhvillimi i aktivitetit: Për aktivitetin e sotëm do të përdorim një tregim të cilin prindi apo kujdestari/-ja ligjor/e e krijon vetë në mënyrë që të ftoj fëmijën të gjejë vazhdimin e tij. P.sh.: “Unë dhe ti do të shkojmë në dyqan, çfarë duhet të bëjmë përpara se të nisemi? Tani kemi mbërritur tek dyqani, çfarë duhet të marrim përpara se të hyjmë në dyqan?” Fëmija përgjigjet. Pastaj vazhdoni duke ia parashtruar këtë pyetje fëmijës: “Kur jemi brenda në dyqan dhe e kuptojmë që e kemi harruar kuletën në shtëpi, çfarë duhet të bëjmë tash? Pranojeni përgjigjen e fëmijës çfarëdo që të jetë ajo, ndërsa në dyqan duam të blejmë ujë, bukë dhe vezë. Duke i marrë vezët një bie në tokë dhe thyhet. Në këtë rast pyeteni fëmijën se çka duhet të bëjmë.

Pranoni çdo lloj përgjigje që mund të ofrojë fëmija. Ju mund të krijoni situata ku fëmija duhet t’i përdorë edhe fjalët magjike. P.sh., pasi paguani, kërkoni fëmijës të falënderojë shitësen apo të kërkojë ndihmë kur i thyhet veza.