Lojërat tradicionale

Materialet dhe mjetet: top, llastik.

Zhvillimi i aktivitetit: Sot së bashku me fëmijën mund të luani disa lojëra tradicionale që ju i keni luajtur kur ishit fëmijë. Këtë aktivitet mund ta bëni e gjithë familja së bashku.

Ju të dashur prindër luani llojet e ndryshme të lojërave sipas dëshirës së fëmijës. Fëmijës ia shpjegoni se si i keni luajtur më parë këto lojëra dhe ai/ajo le të zgjedhë lojën.

Ne do t’ua kujtojmë lojërat nëse juve nuk ju kujtohet e gjithë ecuria e lojës:

1) “Hedhja në llastik”

Kjo ishte një mënyrë e shkëlqyer për të kaluar kohë në lagjen ku jetonim. Hedhja e litarit luhej me tre fëmijë dhe një copë të gjatë llastiku. Llastiku vendosej rreth këmbëve të dy fëmijëve duke formuar një drejtkëndësh, ndërsa fëmija i tretë kryen një seri hedhjesh në mes. Ai/jo duhej të kryente disa hedhje, nga jashtë-brenda dhe disa kryqëzime, për të arritur deri në nivelin më të lartë.

2) “Përplasja e duarve”

Ju me siguri e mbani mend çdo fjalë të fabulës suaj të preferuar, por mjafton të shkundni pak kujtesën dhe një koleksion i tërë këngësh që shoqërojnë lojëra të tilla do t’ju vijë ndërmend.

3) “Fshehtas”

“1, 2, 3 sytë i hapa, py përpara, py përmas”.

4) “Kile”
Kjo lojë luhet duke të prekur prapa për ta lënë kile, pastaj nëse ju prek prapa ju duhet t’i ndiqni të tjerët.

5) Hedhja me litar
Ju kujtohet kur një copë litari mjaftonte për t’ju argëtuar gjithë pasditen? Lojërat me litar luheshin që nga parashkollorët e deri tek fëmijët 14-15 vjeç. Ka disa nivele të ndryshme hedhjesh – edhe nga ato që përfshijnë dhe ujin në ditët e nxehta të verës.

Ka pasur edhe lojëra të tjera që mbesin në kujtesën e çdokujt përgjithmonë, të tilla si ‘mes dy zjarresh’, ‘komkacel’, ‘fshehtas me top’ dhe më shumë.

Gjithashtu, ju si prindër mund t’u tregoni fëmijës se çfarë loje ju ka pëlqyer kur ishit të vegjël.

Zgjidheni një lojë sot së bashku për të luajtur në oborr apo në shtëpi .

Jepini kohë fëmijës që të shprehë atë që ndjen për ju kur ishit të vegjël.