Festat tona

Zhvillimi i aktivitetit: Bisedoni me fëmijën lidhur me festat. Kërkoni që ta shqiptojë fjalën “festë” dhe bisedoni për lloje të ndryshme të festave. P.sh. festa e ditëlindjes, festa e Vitit të Ri, etj. Tregojini që edhe data 28 Nëntor është po ashtu festë. Flisni me terma të thjeshtë për flamurin kombëtar dhe ditën e flamurit. Bisedoni më tepër rreth flamurit, ngjyrave që ai përmban dhe shqiponjës.

Nëse keni një flamur kombëtar tregojani atë fëmijës, lidhjani si pelerinë dhe lejojeni të vallëzojë nën tinguj të muzikës me motive shqiptare.