Unë jam flutur

Materialet dhe mjetet: kapëse të rrobave, letër dhe ngjyra të ndryshme.

Zhvillimi i aktivitetit: Në këtë aktivitet le t’ua nxisim imagjinatën fëmijëve tanë, duke i vënë para një loje shumë interesante. Le të kërkojmë nga fëmijët që këtë flutur ta ngjyrosin dhe ta krijojnë në atë mënyrë që ata të mendojnë për një çast sikur të jenë një flutur. Prindër të dashur, drejtohuni me pyetje fëmijës suaj: Çfarë ngjyra do të kishe ti si një flutur? A do të ishe një flutur e madhe apo e vogël? Kështu, le t’ua nxisim imagjinatën fëmijëve dhe le ti lejojmë të krijojnë diçka që ata vetë dëshirojnë. Në fillim ju ndihmojmë vetëm me improvizimin e fluturës, por duke lejuar që të vendosin vetë se çfarë ngjyre e dëshirojnë kapësen, pastaj e marrim fletën të cilën e ngushtojmë në mes dhe e kapim me kapëse. Pastaj lejojmë që fëmija të krijojë çdo gjë vetë me ngjyra, vizatime apo çfarëdo që dëshiron.