Dobia dhe dëmet nga insektet

Materialet dhe mjetet: Nuk ka nevojë për ndonjë material specifik.

Zhvillimi i aktivitetit: Insektet janë pjesë e jetës së përditshme, sidomos tani në pranverë. Do të ishte shumë e dobishme nëse keni mundësi që të takoni ndonjë person që merret me rritjen e bletëve dhe ta dërgoni fëmijën që të ketë mundësi të vishet me rrobat e bletarit dhe nëse shihet e arsyeshme nga larg të shohë si punon një bletar.

Prindërit duhet të kenë kujdes pasi fëmijët frikësohen nga insektet, prandaj duhet të diskutoni çdo gjë me fëmijën tuaj dhe nëse keni mundësi të shikoni së bashku ndonjë video e cila ilustron punën e bletarit përpara se të vizitoni atë. 

Gjithashtu ju sot mund të vizitoni edhe ndonjë nga kompanitë të cilat gjatë verës merren me dezinfektimin e territorit, sidomos kur shfaqen mushkonjat apo karkalecat.

Sot fëmija mund të informohet edhe për dobinë e insekteve por në të njëjtën kohë edhe si të kujdeset për mjedisin, sidomos kur shfaqen insektet e dëmshme si për shëndetin ashtu edhe për kulturat bujqësore.

Kur fëmija të kthehet në shtëpi mund të vizatoje përvojën e tij/saj në një fletë dhe ta ruajë si kujtim.