Të gjejmë katrorët me forma

Materialet dhe mjetet: Lapsa, ngjyra dhe gjësende në shtëpi

Zhvillimi i aktivitetit: Në një fletë të bardhë vizatoni së bashku me fëmijët tuaj format e blloqeve që keni në shtëpi, nëse nuk keni blloqe, atëherë përdorni disa objekte që keni në shtëpi me forma. Mund të përdorni lugë, pirunë apo edhe pjata të vogla të ndryshme. Qëllimi është të vizatoni ato forma dhe më pas fëmija të gjejë vendet e tyre në fletë duke i organizuar në mënyrë të saktë. Bëjeni këtë lojë me gjyshin, gjyshen, me gjithë familjen në formë gare. Garat i nxisin fëmijët që të motivohen më tej në zhvillimin e tyre.