Me çfarë udhëtoi?….

Materialet dhe mjetet: letra të bardha, fotografi të ndryshme me mjete transportuese, gërshërë, ngjitës etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Në revista të ndryshme kërkoni foto të ndryshme me mjete transporti. Pasi të grumbullohen fotografitë, priten dhe ngjiten në letra të bardha të punuara si kartela. Të gjitha kartelat (së paku dhjetë duhet të jenë) vendosen në dysheme, tavolinë varësisht në vendin e zgjedhur për lojë.

Prindi apo kujdestari kërkon nga fëmija të kthej kokën pas që të mos shikoj derisa të tërheq njërën kartelë, dhe prapë ua ndërron vendin kartelave të tjera. Me fjalët: Arti vrapoi, te gjyshja e tij shkoi, me çka udhëtoi? Dhe fëmija shikon se cili automjet mungon dhe thotë p.sh.” shkoi me biçikletë etj. Nëse fëmija e qëllon merr kartelën e qëlluar dhe loja vazhdon me kartelat e tjera dhe nëse nuk e qëllon kthen kokën pas derisa prindi apo kujdestari ta ndërroj kartelën.