Ta pastrojmë vendin tonë

Materialet dhe mjetet: doreza higjienike dhe qese e mbeturinave.

Zhvillimi i aktivitetit: Që fëmijët të kuptojnë që dashuria ndaj vendit është shumë e madhe dhe e rëndësishme, lë të zhvillomë një aktivitet ku ata duhet të pastrojnë lagjen e tyre dhe pse jo të mblidhen me disa shokë e shoqe së bashku, sepse kjo është puna e të gjithë neve.

Le të mundohemi që, gjatë kohës që fëmijët pastrojnë lagjen, t’u tregojmë që ne jemi të përgjegjshëm se edhe çka ndodh këtu, vetë i bëjmë ato mbeturina, t’u tregojmë që nuk është e thënë të japim përgjegjësi vetëm për atë se çka gjendet në oborrin e shtëpisë sonë, por ne duhet të kujdesemi për të gjitha hapësirat sepse ky është vendi ynë. Filloni duke inkurajuar pastrimin e oborrit dhe më pas edhe të lagjes ku jetoni.