Vendi im

Materialet dhe mjetet: skica e hartës, pako kartoni, miell, kripë, ujë, ngjyra të ujit etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Merret një pako kartoni dhe mbi të vendoset skica e hartës së Kosovës, apo në mungesë të skicës prindi apo kujdestari e vizaton hartën e Kosovës me dorë të lirë duke i vizatur pjesën ku ka male, lumenj, liqene, fusha etj. Më pas përgatitet brumi nga fëmija por duke e udhëzuar prindi apo kujdestari. Brumi përgatitet me këta përbërës: 4 gota miell, 4 gota kripë dhe 2 gota ujë (sipas mundësisë, brumit mund t’i shtohen edhe 2 lugë krem tartari). Brumi përzihet me duar dhe mund t’i shtohet ujë apo miell sipas dëshirës. Pas përgatitjes së brumit, fëmija e vendos mbi skicë apo mbi vizatimin e bërë nga prindi apo kujdestari. Pasi të shtrihet brumi, fëmija vizaton se në cilin vend ka male dhe ku gjenden lumenjtë dhe liqenet. Te malet, fëmija shton brumë për të formuar malet. Më pas ngjyroset brumi sipas fotografisë së hartës.