Dora me byzylyk

Materialet dhe mjetet: pullat [kopsat] e mëdha që keni në shtëpi dhe që nuk i përdorni më dhe disa fije peri të bardhë ose me ngjyra, ose lidhëse këpucësh, ose një tel të hollë.

Zhvillimi i aktivitetit: Vendosini pullat në një shportë bashkë me perin ose lidhësen e këpucëve ose telin dhe ua ofroni fëmijës. I tregoni që për 30 minuta duhet të bëjë një byzylyk për vete ose për cilindo person në familje. Gjatë kohës që vendos pullat në pe, kërkojini t’ju tregojë për ngjyrën që pulla ka, për madhësinë si dhe për formën që ka.