Çfarë ke veshur

Zhvillimi i aktivitetit: Kjo lojë që do ta bëni sot është një mënyrë shumë e mirë për të punuar në njohjen e ngjyrave, pjesëve të trupit dhe vënien në lëvizje të trupit.

Fillimisht ulu me fëmijën në dysheme dhe pyete se çfarë ngjyre i ka çorapet, çfarë ngjyrë i ka pantallonat, dhe çfarë ngjyre e ka bluzën. Pastaj tregoni fëmijës që do ta luani një lojë me lëvizje.

Filloni lojën duke dhënë disa udhëzime dhe duke i demonstruar lëvizjet ashtu që fëmija ta kuptojë veprimin që pritet nga ai/ajo.

-Nëse ke veshur çorape të kuqe vrapo deri tek një objekt i caktuar.

-Nëse ke veshur bluzë të kaltër duartrokit.

-Nëse ke veshur pantallona të zeza hidhu poshtë e lartë.

Nëse fëmija nuk i njeh ende ngjyrat mund ta bëni lojën vetëm me rroba. Ndërsa për ta bërë lojën më sfiudese, mund të shtoni edhe numrin e veprimeve. P.sh. vrapo deri te dera 3 herë.