Jastëku i çuditshëm

Zhvillimi i aktivitetit: Një prej jastëkëve të shtëpisë sot kthejeni në jastëk të çuditshëm. Ngjitni ose qepni në të materiale të ndryshme nga veshjet e fëmijës, si p.sh. pulla të mëdha, ngjitni një zinxhir, qepni një varg me rruaza, ngjitni një gjethe, një letër të trashë ose qese plastike,  etj. Bëhuni kreativë për atë se çka mund të vendosni në këtë jastëk.

Ofrojeni jastëkun afër fëmijës dhe lejojeni të eksplorojë ndjesitë kur i prek apo manipulon me të gjitha këto materiale të ndryshme.

Ju mund t’i ndryshoni në çdo kohë materialet apo objektet që vendosni në jastëk – tashmë ai është jastëku i çuditshëm