Shëtisim së bashku

Zhvillimi i aktivitetit: Pavarësisht kohës, vishuni dhe dilni së bashku me fëmijën për një shëtitje në natyrë. Gjatë shëtitjes,  ndaloni dhe tregojini çkado që fëmija shikon: shtëpitë, pemë të mbuluara me borë ose pa gjethe, rrugë, makinat, autobuzin, njerëzit, etj.  Pavarësisht moshës dhe përgjigjes që mund të merrni, emërtoni sa më shumë objekte  që fëmija i sheh dhe tregojuni për karakteristikat e tyre.  Përfundojeni shëtitjen duke shkuar aty ku fëmijës i pëlqen më shumë, tek gjyshja ose tek lodrat apo në park.