Natyra me ngjyra

Materialet dhe mjetet: ngjyra, letër transparente.

Zhvillimi i aktivitetit: Sot bisedoni me fëmijën për natyrën, për atë se çfarë mund të shihni gjatë udhëtimeve tuaja. Tregoni për bjeshkët, për lumenjtë, fushat. Nëse jetoni afër ndonjë vendi ku mund t’i shihni malet, gjatë periudhës sa jeni jashtë me fëmijën tregoni se ato që sheh janë bjeshkë dhe tregoni se sa të larta janë. Ose nëse ndonjë familjar jeton në ndonjë qytet te Kosovës ku mund të shihen bjeshkët, tregojini fëmijës se kur të shkoni për vizitë te gjyshi ose tezja ju mund t’i shihni bjeshkët ose lumin.

Pastaj vendosni ngjyrë në tavolinë apo në një enë të rrafshët, mbulojeni me letër transparente duke e përforcuar mirë me ngjitës dhe lejojeni fëmijën që me anë të duarve apo një hollueseje t’i shpërndajë ngjyrat. Ju mund të vendosni ngjyrë të gjelbër, të kaltër dhe ngjyrë kafeje, në mënyrë që ngjyrat aë simbolizojnë qiellin, lumin, bjeshkët dhe tokën. Kënaquni duke e shikuar fëmijën tek mahnitet duke parë se si ngjyra shpërndahet nga shtypja e tij poshtë letrës transparente.