Unë jam postieri

Materialet dhe mjetet: Një çantë, disa fletë me laps dhe disa sheqerka.

Zhvillimi i aktivitetit: Sot fëmija juaj do të jetë postieri i lagjes. Filloni me fëmijën të bëni disa kartolina të thjeshta duke shtuar disa vizatime të vogla, pasi fëmijët në këtë moshë nuk shkruajnë e as nuk lexojnë. Fëmijës ia shpjegoni profesionin e postierit, profesion i cili është në zhdukje e sipër por shumë atraktiv për fëmijët. Zgjidhni shokët dhe shoqet e lagjes për t’u dërguar kartolinat dhe bashkëngjitni një sheqerkë, që e bën edhe më të dashur kartolinën për fëmijët e lagjes. Fëmija juaj, si postier me çantë në dorë, i dërgon nëpër shtëpi, me ndihmën tuaj, kartolinat e punuara vetë dhe sheqerkat. Me këtë aktivitet i mësojmë fëmijët që kartolinat shprehin dashuri për të tjerët dhe shumë kënaqësi. Postieri i sotëm është postieri më i dashur i lagjes.