Shëtisim së bashku
Zhvillimi i aktivitetit: Pavarësisht kohës, vishuni dhe dilni së bashku me fëmijën për një shëtitje në natyrë. Gjatë shëtitjes, ndaloni dhe tregojini çkado që fëmija shikon: shtëpitë, pemë të mbuluara me borë ose pa gjethe, rrugë, makinat, autobuzin, njerëzit, etj. Pavarësisht moshës dhe përgjigjes që mund të merrni, emërtoni sa më shumë objekte që fëmija i sheh dhe tregojuni për karakteristikat e tyre. Përfundojeni shëtitjen duke shkuar aty ku fëmijës i pëlqen më shumë, tek gjyshja ose tek lodrat apo në park.