Rrobat në shportën  merimangë

Materialet dhe mjetet: shporta, lodra, fije peri.

Zhvillimi i aktivitetit: Ky është një aktivitet që stimulon aftësitë motorike të imëta pasi fëmijëve u duhet të kalojnë nëpër një “labirint” për t’i kapur lodrat e tyre. Merrni një shportë rrobash, endni një fije peri përmes tij në formë të një kryqëzimi ose rrjete në lartësi të ndryshme. Vendosni disa nga lodrat  dhe rrobat e fëmijës, të cilat ai/ajo i preferon dhe nxiteni fëmijën që të kapë lodrën, rrobat. Fëmijët duhet të përpiqen që t’i nxjerrin lodrat nga shporta përmes rrjetës së krijuar.