Loja me topa bore

Materialet dhe mjetet: letër.

Zhvillimi i aktivitetit: Urojmë që të ketë rënë borë gjatë natës dhe që ju prindër të dashur ta shfrytëzoni sot ditën që bashkë me fëmijët tuaj të luani jashtë në borë dhe të krijoni së bashku topa bore.  Nëse nuk ka borë jashtë, atëherë bëjeni lojën me topa bore brenda për t’u argëtuar dhe për të ushtruar muskujt e mëdhenj me këtë aktivitet.

Duke përdorur letër të zakonshme, gazetë apo letër tualeti formoni “topa bore” dhe shpërndajeni nëpër dhomë. Fillojeni lojën duke i hedhur njëri tjetrit “topat e borës”. E mira e kësaj është se letra nuk mund të hidhet fortë dhe askush nuk do të lëndohet nga kjo “ndeshje” ?.

Pasi të përfundojë argëtimi me lojën, shfrytëzoni të njëjtat “topa bore” për t’i hedhur në kosh. Provoni hedhjen në shenjë nga distanca të ndryshme.

Ajo që poashtu mund ta bëni me këta “topa bore” është t’i shndërroni në lojë të lirë duke i ofruar fëmijës një lopatë që të pretendoj që po pastron rrugën nga bora, duke i vendosur kështu “topat e borës” në një shportë me anë të lopatës.