Restoranti i zogut

Zogjtë i preferojnë farat, thërrimat e bukës si dhe drithërat.

Me anë të një shisheje plastike dhe lugëve të drurit  përgatisni në oborin/ballkonin tuaj restorantin e zogjve sikur në foto më poshtë.

Tregojuni  fëmijëve rëndësinë e kujdesit ndaj kafshëve, flisni për ushqimet që ha zogu dhe pse duhet të kujdesemi për zogjtë dhe kafshët.

Jepini një obligim/detyrë fëmijës që çdo ditë ta përcjellë se a ka mbetur ushqim në restorantin e zogut, a duhet të shtojë ushqim.

Në këtë mënyrë mësohet të marrë përgjegjësi ndaj kujdesit të gjallesave dhe gjësendeve.

Mund të përdorni një kuti të qumështit të zbrazët për të formuar restorantin e zogut, mund të përdorni një shishe të madhe të ujit apo edhe kutitë e zbrazura të konservantëve sikur në foto.