Restoranti i zogut
Zogjtë i preferojnë farat, thërrimat e bukës si dhe drithërat.
Me anë të një shisheje plastike dhe lugëve të drurit përgatisni në oborin/ballkonin tuaj restorantin e zogjve sikur në foto më poshtë.
Tregojuni fëmijëve rëndësinë e kujdesit ndaj kafshëve, flisni për ushqimet që ha zogu dhe pse duhet të kujdesemi për zogjtë dhe kafshët.
Jepini një obligim/detyrë fëmijës që çdo ditë ta përcjellë se a ka mbetur ushqim në restorantin e zogut, a duhet të shtojë ushqim.
Në këtë mënyrë mësohet të marrë përgjegjësi ndaj kujdesit të gjallesave dhe gjësendeve.
Mund të përdorni një kuti të qumështit të zbrazët për të formuar restorantin e zogut, mund të përdorni një shishe të madhe të ujit apo edhe kutitë e zbrazura të konservantëve sikur në foto.