Pakoja e mirësisë
Materialet e nevojshme: Teshat që kanë në shtëpi fëmijët tuaj të cilat janë të vogla dhe nuk i përdorin më.
Zhvillimi i aktivitetit: Së bashku me fëmijët tuaj sot përgatisni një pako mirësie e cila ka një kuptim shumë të mirë për të gjithë njerëzit në nevojë, por të njëjtën kohë do t’i ndihmojë shumë fëmijës suaj që të mësohet t’i ndajë gjëra me të tjerët.
Mosha 3-4 vjeç është mosha ideale që t’i mësojmë fëmijët si t’i ndajmë gjëra me të tjerët, kështu që të fillojmë nga sot duke dhuruar teshat tona që i kemi më të vogla për fëmijët tjerë në nevojë.
Një kuti që e gjeni në shtëpi pastrojeni mirë dhe vendosni brenda saj një qese që të vendosni teshat dhe të qëndrojnë të pastra brenda. Ju mjafton të vendosni ndonjë bluzë, pantallona apo çorapet e fëmijës suaj dhe i thoni: këto i ke të vogla, zgjidhi cilat ke dëshirë zemër t’ia dhurosh fëmijëve të cilët janë më të vegjël dhe kanë nevojë për këto tesha. Lejoni që ata vetë t’i zgjedhin, vendosini aty ndonjë pemë apo ushqim nëse keni dëshirë. Kur të vjen nata, nxirrni pakon e mirësisë para derës suaj dhe vendosni një letër aty që thotë: “Merri nëse ke nevojë”. Nëse kalojnë kalimtarët të cilët kanë nevojë do t’i marrin dhe i gëzojnë fëmijët e tyre që kanë nevojë për ato tesha dhe ushqime. Që në fëmijëri të hershme, t’i mësojmë fëmijët që t’u ndihmojnë të tjerëve.