Shtrat për kukullën

Materialet: një kuti e madhe kartoni, peshqir apo batanije, jastëk i vogël.

Zhvillimi i aktivitetit: Ndërtoni një shtrat për kukullën e fëmijës tuaj (pavarësisht nëse fëmija juaj është vajzë apo djalë). Prejini dhe rregullojeni kutinë ashtu që të formohet një formë shtrati për foshnje. Së bashku me fëmijën mund ta dekoroni shtratin sipas dëshirës. Përdorni peshqir apo ndonjë leckë si mbulesë dhe jastëk për kukullën. Është e rëndësishme që fëmijët të mësojnë të kujdesen për të tjerët qysh në moshë të vogël. Prandaj krijojeni këtë lojë argëtuese për fëmijën tuaj, ku përveç se do të kënaqet duke e vënë foshnjen në gjumë dhe duke e zgjuar atë, do të ndjejë edhe kënaqësinë e përkujdesjes ndaj tjetrit.