Torta e miqësisë

Materialet e nevojshme: Tre vezë, dy gota miell, një gotë vaj, një gotë sheqer dhe një niseshte. 

Zhvillimi i aktivitetit: Sot do të përgatitet një tortë e cila do të ndahet me shokët dhe shoqet e fëmijës. Përgatitja e kësaj torte është shumë e thjeshtë, mjafton që të gjitha produktet të bëhen bashkë dhe të vendosen të piqen në furrë. Lejoni fëmijën që të ndihmojë në përgatitjen e tortës. 

Pasi torta të jetë përgatitur, fëmija duhet t’i ftojë shokët e shoqet e tij/saj dhe ta ndajë me ta. 

Gjatë përgatitjes së tortës, prindi i shpjegon fëmijës që, ngjashëm si përbërësit të cilët kur bëhen bashkë krijojnë një tortë të shijshme, ashtu edhe fëmija me një shoqëri të mirë arrin të bëjë një jetë të lumtur. Pyeteni fëmijën se çfarë ndan me shokët dhe shoqet e tij/saj që e bën të lumtur dhe çfarë nuk dëshiron të ndajë me ta.