Ndërtoj kështjellë për lodrat e mia

Materialet që nevojiten: Letra tualeti, ngjyra dhe gërshërë.

Zhvillimi i aktivitetit: Lodrat dhe loja janë pjese e pandashme e jetës së fëmijëve tuaj. Kësaj radhe, së bashku me fëmijët tuaj, duke modeluar fotografinë ndërtoni kështjellën për kukullat apo makinat apo çfarëdo lodre që e pëlqejnë shumë fëmijët tuaj. Të kujdesen fëmijët për lodrat do të thotë që në moshë të hershme t’i mësojnë aftësitë dhe shkathtësitë për kujdes. Çdo gjë në natyrë, në shtëpi dhe familje kërkon kujdes, andaj fëmijët duhet të mësohen të tregojnë kujdes edhe ndaj lodrave të tyre. Me ndihmën e letrave të tualetit, preni ato në forma më të vogla dhe hapni me fëmijët tuaj nga një vijë me gërshërë që kështjella të kapet mes vete. Për ta bërë kështjellën më të bukur, fillimisht ngjyrosini kartonët me çfarëdo ngjyre që keni dhe lejoni fëmijët tuaj të shprehin kreativitetin e tyre duke i zbukuruar me lule apo me çfarëdo ideje që kanë.