Mozaik në gotë
Për këtë aktivitet na duhet një gotë qelqi, fletë e bardhë, gërshërë, ngjyra, ujë dhe pak sheqer.
Fletat e bardha, duke i kufizuar me vija, ndani në katër pjesë dhe jepni fëmijës suaj me gërshërë t’i presë. Më pas, këto katër fleta të vogla që përfitoi ai nga prerja e një flete t’i ngjyrosë (me çfarëdo ngjyre që keni në shtëpi) dhe çdonjërën copë të fletës me një ngjyrë tjetër.
Nxiteni fëmijën që t’i presë fletët në copa shumë të vogla në forma të ndryshme duke ia treguar se si duken copat e mozaikut.
Në një enë, bashkë me fëmijën, të vendosim pak ujë dhe sheqer duke i perzier bashkë që të shkrihet sheqeri brenda ujit – në këtë mënyrë nxisim të menduarit e fëmijës duke i treguar se uji me sheqerin na bën një masë ngjitëse. Fletat e prera mozaik duhet t’i lagim me ujë dhe më pas ato lehtësisht t’i ngjesim në gotë duke e bërë një gotë mozaik.
Mund ta vendosim të thahet në diell apo me tharësen e flokëve ta thajmë më shpejt, duke përfituar një gotë mozaik e cila shumë lehtë më pas mund të pastrohet dhe të përdoret në shtëpi përsëri.