Eksperiment – Cila  bimë pi ujë më shpejt

Ky është një eksperiment mjaft argëtues për fëmijët, dhe gjithashtu zhvillon aftësinë e fëmijës për të ndërtuar pyetje. – Për këtë eksperiment nevojiten dy lule, njërës ia presim kërcellin më të shkurtër, ndërsa tjerën e lëmë më të gjatë.

– Nevojitet një gotë apo kavanoz me ujë, si dhe një marker me ngjyrë blu, apo ngjyrues ushqimor. Dy lulet vendosen brenda në gotë dhe fëmija duhet të vëzhgojë gjatë gjithë ditës se cila nga lulet ngjyroset e para.  Duhet të shfrytëzoni këtë eksperiment për të folur me fëmijën për orën, gjithashtu.  Sigurisht që lulja më e shkurtër ngjyroset e para, pasi ujit i duhet të udhëtojë më shkurt drejt petaleve të lules.

– Ndërkohë që fëmijët presin që lulja të pijë ujë, ata mund të vizatojnë një lule, mund ta punojnë një lule me plastelinë lodër ose së bashku mund të lexoni një libër që flet për lulet dhe rritjen e tyre.