Qëlloj në shenjë

Në një kënd të shtëpisë/dhomës, ose tek dera e hyrjes ose e dhomës vendosni [ngjitni] një letër gazete apo letër të bardhë ose edhe një material [çarçaf], në të cilën keni hapur disa vrima [rrathë]  të madhësive të ndryshme nga më e vogla nëpër të cilën mund të kalojë një top i vogël, ose një aeroplan prej letre e deri tek më e madhja.

Në afërsi të vrimës vendosni numrat të përgatitur nga letra apo të shënuar me marker afër vrimës [rrethit], duke i kërkuar fëmijës t’i gjejë rrathët sipas madhësisë dhe të vendosë tek ata numrat po sipas madhësisë.  

Shikoni bashkë me fëmijën videon më poshtë se si punohet një aeroplan prej letre, ose ndiqni modelin e dhënë në figurë.

Loja luhet me dy lojtarë për të parë pas dy gjuajtjeve sa pike ka marrë dhe të shpallet fituesi i pjesës së parë. Loja vazhdon me sa pjesë të lojës që dëshirohet të luhet nga fëmija.