Eksperimentojmë me ushqime

Sot lodrat e fëmijës do të jenë nga ushqimi. Eksplorimi i ushqimit dhe prekja e tij me duar është shumë e natyrshme dhe e rëndësishme për fëmijët. Prandaj, le të argëtohen duke eksploruar dhe luajtur me lloje të ndryshme ushqimesh.

– Zieni shpageta apo makarona, lërini të ftohen pak dhe afrojani fëmijës së bashku me disa enë të ndryshme. Lejoni fëmijës t’i prekë dhe të luajë me to duke pretenduar që është në piknik apo restorant, apo kudo që imagjinata e tij/saj e dërgon

– Për fëmijët më të rritur mund të përdorni shpagetat edhe për të ushtruar prerjen. Ia afroni fëmijës një palë gërshërë për fëmijë dhe me ndihmën tuaj mësoni se si të prejë.

– Përdorni një tepsi apo tabaka dhe mbi të hidhni kos apo jogurt. Lejoni fëmijës që të luajë me përmbajtjen duke mos u merakosur edhe në rast se e fut në gojë. Fëmijët më të rritur mund të provojnë të vizatojnë forma të ndryshme me gishta dhe duar. Për të shtuar argëtimin shtoni edhe ndonjë enë tjetër, si p.sh ndonjë shpatull plastike apo brushë kuzhine.

– Sigurohuni që hapësira ku do të luajë fëmija është e sigurt dhe nëse keni mundësi realizoni aktivitetin jashtë në oborr apo në ballkon. Rrëmuja do të jetë pjesë e lojës, prandaj lejoni fëmijën të eksperimentojë i/e lirë ?.