Miqtë kokrra misri që vallëzojnë

Materialet dhe mjetet: Kokrra misri, uthull dhe sodë buke.

Zhvillimi i aktivitetit: Vallëzimin e duam të gjithë, por të shohim si vallëzojnë kokrrat e misrit me miqtë e tyre, e që sjellë kënaqësi të madhe tek fëmijët tanë. Për këtë vallëzim nuk na duhen shumë gjëra. Në një kavanoz të mbushur me ujë, jepni me radhë materialet fëmijës suaj që ai/ajo ta realizojë vetë eksperimentin e vallëzimit. 

Fillimisht, në kavanozin me ujë të vendoset një lugë me kokrra misri sikur në foto dhe shtoni një lugë sodë buke. Pasi ta përzien fëmija juaj mirë përzierjen, vendosni edhe pak uthull të bardhë dhe prisni të fillojë vallëzimi i kokrrave të misrit dhe numëroni sa gjatë do të kërcejnë miqtë kokrra misri mes vete me këtë eksperiment. Provojeni këtë eksperiment edhe me fasule dhe gjëra tjera që të shohin cilat gjëra vallëzojnë në kavanoz dhe cilat jo.