Kartolina për mikun tim imagjinar

Materialet dhe mjetet: shkop, gjethe, lule apo çfarëdo mjete ricikluese që keni në shtëpi.

Zhvillimi i aktivitetit: Ne kemi shumë miq që njohim por edhe fëmijët tuaj kanë shumë miq në kopsht, në lagje dhe në familje. Le ta mendojmë kësaj radhe një shok imagjinar,  Le ta mendojmë kësaj rradhe një shok imagjinar, mund të jetë njeriu merimangë (spiderman) ose një princeshë imagjinare. I ofroni fëmijës suaj letra dhe çfarëdo mjete që keni në shtëpi në mënyrë që të mos ta marrë gjithë aktivitetin e gatshëm por të zbulojë ide dhe mendime çfarë të dëshirojë. Kjo kartolinë do të drejtohet tek superheroi i tij/saj i preferuar për t’i shprehur dëshirat dhe idetë e tij/saj.