Luhatësja në tavolinë

Edhe pse mund të keni luhatëse nga më të ndryshmet në shtëpi, ajo që krijohet vetë nga fëmija zë vend në kujtesën e fëmijës dhe nxit të menduarit kritik tek ata.

Me një çarçaf të madh dhe tavolinën e bukës ju mund të bëni një luhatëse për fëmijën tuaj, sikur në foto. Bëni pyetje fëmijës, me cfarë tjetër mund ta bëjmë, a mund të bësh ti për kukullat tua një në tavolinën e vogël? Cka dëshiron të përdorësh, çarçaf apo ke ide tjetër? Bisedoni dhe bëni pyetje duke e nxitur atë.