Loja me lodra

Për lojën sot ju mjafton dyshemeja  në ambientin  e shtëpisë dhe lodrat e fëmijës.

-Kërkoni nga fëmija që të mbledhë të gjitha lodrat e tij/saj në dysheme dhe të afrojë edhe një shportë, apo kuti të madhe apo një tas plastike të madh.

-Udhëzoni fëmijën që të shtrihet në shpinë dhe këmbët t’i ketë të drejtuara nga lodrat,

-Ndërsa shportën apo kutinë për t’i vendosur lodrat e ka të vendosur në kokë sikurse në foto.

-Më pas fëmija duhet të mbledhë lodrat me këmbë, pa i përdorur duart, dhe t’i dërgojë te shporta.

-Loja vazhdon derisa të gjitha lodrat janë vendosur në shportë.

-Luani edhe ju bashkë me fëmijën dhe për atë që fiton përcaktoni së bashku një dhuratë të vogël.