Luajmë e kërcejmë
Zhvillimi i aktivitetit: Një nga aktivitetet më të rëndësishme për t’a bërë me foshnja është që t’i angazhoni të qëndrojnë në bark. Bëjeni këtë si aktivitet më vete. Nëse foshnja juaj ngurron, atëherë merreni në gjoksin tuaj, këndojini dhe bisedoni, dhe së shpejti fëmija juaj do të dëshirojë të ngrihet dhe të angazhohet. Nëse është pak më i madh, vendoseni në qendër të dyshemes dhe vendosni disa lodra rreth e qark dhe stimulojeni që të shkojë drejt tyre.
Për fëmijët pak më të rritur, sot luani e vallëzoni me lodrat që bëjnë muzikë. Lejojini t’i tundin, t’i përplasin e të kërcejnë me ritmin e tyre. Krijoni vetë një lodër muzikore me shishe apo kuti në të cilën keni vendosur një kapak, ose 4-5 kokrra fasule e jepjani fëmijës ta tundë e të bëjë ‘muzikë’.