Presim me gërshërë

Zhvillimi i aktivitetit: Prerja me gërshërë është një shkathtësi ndaj të cilës është mirë që fëmijët të fillojnë të ekspozohen gradualisht dhe me materiale të sigurta. Aktiviteti i sotëm është aktivitetet shumë i mirë për t’u zhvilluar pas një shëtitje në natyrë, pasi së bashku të keni mbledhur materiale të ndryshme nga natyra. Gjatë shëtitjes inkurajojeni fëmijën që të mbledhë objekte të ndryshme, duke përfshirë lule, bari, gjethe, etj. dhe duke i vendosur ato në një shportë apo çantë. Ju mund të merrni gërshërët (që janë të përshtatshme për fëmijë të vegjël) me vete dhe aktivitetin ta kryeni derisa jeni jashtë, duke inkurajuar fëmijën që t’i përdorë gërshërët për t’i prerë materialet nga natyra. Përpos që do t’a ushtrojë këtë shkathtësi dhe forcojë muskujt e vegjël të dorës, fëmija poashtu do të fitojë vetbesim që të jetë në gjendje të kryej veprim të tillë dhe t’i përdorë gërshërët në mënyrë të sigurt.

Përpos prerjes, ju mund t’i ofroni mundësi fëmijës që ta bëjë klasifikimin e materialeve që ka në dispozicion. Ju thjeshtë mund t’i jepni fëmijës ide që të ndajë për shembull barin në një vend, lulet në një tjetër, gjethet në një vend tjetër dhe pastaj ta lejoni që ai të vijë me ide të tjera. Do të habiteni me idetë që mund t’i ketë fëmija lidhur me mënyrën e klasifikimit apo organizimit të materialit. Sigurisht që nuk ka një mënyrë të duhur apo të gabuar për klasifikim. Thjesht lejojeni fëmijën që të mendojë dhe japë idetë e veta.