‘Thyejmë’ gjëra

Zhvillimi i aktivitetit: E dini që fëmijët kanë shumë qejf që t’i përplasin gjërat me njëra-tjetrën. Kthejeni këtë në lojë për ta dhe për ju. ?

Mbusheni një qese të vogël me shumë gjethe, me shpageta ose me guacka të vezëve të ziera, apo çfarëdo që ju vjen ju ndërmend. Vendoseni qesen  aty ku fëmija mund ta shohë dhe lejojeni të zvarritet e të shkojë ta marrë. Shikoni me kujdes reagimin e tij/saj….dhe lojën që do të bëjë me të. Do ta përplasë, do ta shtypë me dorë, do ta gjuajë, do ta provojë këtë disa herë e do të kënaqet. Kjo është një lojë shumë e mirë për t’i treguar fëmijës çfarë i lejohet të thyejë e të përplasë e çfarë jo.