Insektet e verës

Materialet dhe mjetet: Kapëse rrobash, ngjyra dhe gërshërë

Zhvillimi i aktivitetit: Vera është shumë e mire por shumë të mërzitshme gjatë verës janë insektet. T’i shpjegojmë fëmijëve tanë që vera ka edhe insektet, të cilat herë pas here edhe na pickojnë por pickimi kalon. Që të mos e përjetojnë pickimin si shumë të frikshëm, këtë aktivitet të insekteve realizojeni bashkë dhe lejoni që fëmija juaj së bashku me ju të bëjnë aktivitetin e insekteve.

Ju mjafton të keni kapëse të rrobave që i perdorni në shtëpi dhe të vizatoni format e insekteve duke i ngjyrosur bashkë me fëmijet tuaj këto insekte me shumë ngjyra. Kur ngjiten te kapësja dhe në momentin që hapen e mbyllen kapëset, insektet duken sikur hapin dhe mbyllin gojën. Loja me këtë aktivitet bëhet duke vrapuar pas njeri tjetrit dhe duke emituar pickimin e insekteve në lojë.