Libri i fjalëve të mia

Zhvillimi i aktivitetit: A ju ka shkuar ndërmend të krijoni librin e fjalëve të para për fëmijën tuaj? Deri rreth moshës 2 vjeç fëmija ka rreth 50  fjalë në fjalorin e tij/saj. Krijoni kujtime të bukura bashkë. Libri i fjalëve është një prej tyre.

Merrni  një fletore me kopertina të trasha dhe për çdo fjalë që fëmija thotë, ju vendosni në të figurën përkatëse, sipas rendit që fëmija e ka thënë edhe fjalën. Ju mund ta vendosni edhe shkronjën e parë të fjalës,  mund ta shkruani edhe gugatjen e parë apo foton e  fëmijës nëse e keni fotografuar duke folur.

Edhe nëse fëmija është pak më i/e madh, nuk është vonë për ta filluar këtë libër dhe këtë kujtim së bashku.  Ju mund ta shikoni këtë libër së bashku herë pas here, të plotësuar me fjalët e reja që fëmija i thotë çdo ditë. Nëse fëmija nuk e thotë fjalën saktë, mos e korrigjoni. Vetëm thuajeni fjalën edhe njëherë më ngadalë dhe saktë – fëmija do të mësojë nga kjo.