Materialet e nevojshme: Një libër me përralla, i preferuari i fëmijës. Megjithatë, aktiviteti mund të realizohet edhe me një histori që prindi e krijon nga mendja e tij/saj. 

Fëmijët janë imitues të mrekullueshëm. Kur ju tregoni histori apo u lexoni atyre historinë e preferuar, do të fillojnë ta tregojnë historinë në mënyrën e tyre. Lëreni fëmijën tuaj të tregojë histori si ajo që keni treguar ju. Ndihmojeni duke pyetur: “Dhe pastaj çfarë ndodhi?” për ta nxitur historinë.

Dëgjoni me vëmendje kur fëmija juaj flet. Jini entuziast dhe të përgjegjshëm. Jepini fëmijës tuaj vëmendjen e plotë. Nëse nuk e kuptoni një pjesë të tregimit, gjeni kohë për ta bërë fëmijën tuaj të shpjegojë. Kjo do ta ndihmojë fëmijën tuaj ta kuptojë marrëdhënien midis një folësi dhe një dëgjuesi dhe një autori dhe një lexuesi.

Inkurajoni fëmijën tuaj të shprehet. Kjo do ta ndihmojë fëmijën tuaj ta zhvillojë një fjalor më të pasur. Mund të ndihmojë gjithashtu në shqiptimin e qartë të fjalëve.

Prindi lavdëron në vazhdimësi përpjekjet e fëmijët për ta krijuar një histori në mënyrën e tyre.  Në fund, prindi dhe fëmija mund t’i ndërrojnë rolet. Fëmija tregon diçka në mënyrën e vet dhe prindi e tregon atë duke shtuar fjalë të reja apo fraza të thjeshta që do ta pasuronin tregimin, por ndërkohë edhe fjalorin e fëmijës.