Materialet e nevojshme: Letër, lapsa, shkumësa me ngjyra, markera, ngjitës, gazeta, revista, gërshërë

Merrni një fletë të bardhë në madhësinë e hamerit. Vareni posterin në murin e dhomës së gjumit ose sallonit. Duke e ndihmuar fëmijën, bëni shkronjat e mëdha të alfabetit në të. Shkronjat e mëdha zakonisht janë më të lehta për fëmijët e vegjël për të mësuar fillimisht.

Kërkoni që fëmija të vizatojë gjëra që dëshiron. Nëse fëmija juaj vizaton një shtëpi, etiketojeni atë me “Kjo është një shtëpi” dhe vendoseni në poster te shkronja SH. Fëmija mund të vizatojë objekte të ndryshme dhe t’i vendos te shkronja përkatëse me ndihmën tuaj. Aktivitetin e vazhdoni duke marrë edhe foto nga gazetat e vjetra. Këtë aktivitet mund ta vazhdoni për një javë derisa fëmija ta mbushi të gjithë hamerin. 

Duke e ekspozuar shpesh fëmijën tuaj ndaj fjalëve dhe shkronjave, fëmija juaj do të fillojë t’i njoh format e shkronjave. Bota e fjalëve do të bëhet miqësore.