Materialet e nevojshme. Prindi krijon një listë të produkteve që i nevojiten për t’i blerë dhe e fillon me shkronjën e parë të madhe për secilin prej tyre. 

Derisa bëni listën tuaj të blerjeve ushqimore, jepini fëmijës tuaj një fletë letre dhe kërkoni ta imitoj shkrimin tuaj. Ndërkohë ju lexoni me zë të lartë atë të cilën fëmija është duke imituar. Në këtë mënyrë fëmija bën listën e vet të blerjes. Ndihmoni fëmijën që ta shkruaj edhe çmimin, nëse i njeh numrat, nëse jo, ju i shkruani dhe fëmija i imiton. Merrni fëmijën tuaj në supermarket dhe kërkojini atij ose asaj që t’ju lexojë çdo artikull teksa blini. Kur është e nevojshme, e ndihmoni për ta kujtuar ndonjë artikull ku shkrimi është i komplikuar.