Materialet e nevojshme: Lugë druri

Zhvillimi i aktivitetit: Tingujt kanë një rëndësi të veçantë në jetën e fëmijës në raport me zhvillimin e tij. Ata janë lajmëtarët e parë të aftësisë së mirë të të lexuarit dhe kujtesës. Një fëmijë që ka aftësi të mira të ritmit ka edhe aftësi të mira të leximit më pas. Kjo lojë do ta nxisë drejtpërdrejtë aftësinë e ritmit te fëmija juaj. Ju mjafton të keni lugë druri të cilat ju duhen dy juve dhe dy për fëmijën tuaj. Merrni në dorë nga dy lugë druri dhe filloni që ta imitoni një muzikë duke goditur tavolinën fillimisht me një ritëm shumë të thjeshtë dhe prisni fëmija t’ju imitoj me ritmin e njëjtë, e më pas shtoni edhe gjëra më të vështira duke pritur nga fëmija të ketë aftësi të mira imitimi të ritmit muzikor. Kalojani radhën fëmijës po ashtu, nxiteni ta luajë një ritëm dhe ju do ta përsërisni pas tij, kjo i bën fëmijët të koncentrohen më shumë në lojë dhe të mësohen t’i udhëheqin lojërat e ndryshme.