Unë jam si diell

Zhvillimi i aktivitetit: Besoj tashmë e keni caktuar kohën kur dilni së bashku me fëmijën në natyrë. Fëmija ka nevojë për rrezet e diellit, për ajrin e pastër, për lojën në bar apo për të qenë në natyrë. Ju duhet t’ia siguroni këtë çdo ditë, të paktën 30 – 60  minuta në ditë. Nuk ka rëndësi loja që bën në natyrë. Mund edhe të qëndrojë  mbi një batanije e të përpiqet të lëvizë e rrotullohet në të. Mund të luhatet, të ecë zbathur apo të zvarritet në bar, të luajë edhe me lodra të ndryshme. Qëndrojini gjithmonë pranë duke siguruar që të mos lëndohet por duke i lejuar hapësirën e vet.