Grisim letrat

Zhvillimi i aktivitetit: Shpesh veprimet që duken më të thjeshta, sjellin përfitimet më të mëdha. Keni letra në shtëpi? Nëse i keni me ngjyra, edhe më mirë.  Uleni fëmijën pranë vetes dhe ofrojani letrat. Vëzhgoni çfarë do të bëjë me to. Lërini disa minuta e më pas ju merrni një letër dhe griseni. Shikoni reagimin e fëmijës dhe tregojini që kjo është loja sot. Le të përpiqet t’i grisë letrat vetë ose t’i rrudhosë. Muskujt e tij/saj të vegjël do të stimulohen shumë, po ashtu edhe koordinimi sy-dorë. Mbani në mend: pavarësisht moshës, pas çdo loje, së bashku me fëmijën  pastrojeni vendin duke i dërguar gjësendet apo lodrat në vendin e vet. Kështu ju do të krijoni një shprehi shumë të mirë tek fëmijët.