Mbjellim Lule

Zhvillimi i aktivitetit: Në qoftë se më parë nuk i keni përfshirë fëmijët në mbjelljen e luleve, ky është një nfa aktivitetet që duhet ta provoni patjetër. Mbjellja e luleve së bashku me fëmijën i mundëson që përpos që të luajë me dheun, po ashtu të zgjerojnë fjalorin duke mësuar fjalë të reja, për shembull emrat e luleve apo veglave që do të përdorni, t’i ndjekë udhëzimet, etj. Ajo që duhet të bëni është thjesht të mbillni lulet duke lejuar që fëmija juaj të përfshihet në këtë proces duke i kërkuar që t’ju ndihmojë dhe duke biseduar me të rreth luleve dhe procesit të mbjelljes së të tyre.