Libri – miku im

Materialet dhe mjetet: Libra që keni në shtëpi.

Zhvillimi i aktivitetit: Sot është ditë pranvere dhe ne kemi menduar një aktivitet që do të stimulojë shprehinë e të lexuarit por në një mënyrë të veçantë, në natyrë. Shprehia e të lexuarit është një prej shprehive që fitohet në jetë dhe sa më herët që fillohet të stimulohet aq më mirë është. Që ky aktivitet të jetë sa më interesant për fëmijët, ne kemi menduar të zhvillohet në natyrë. Mund të merrni disa libra për fëmijë me përralla të ndryshme, dhe lejoni që vetë fëmija të zgjedhë se cilin libër dëshiron që ta lexoni së bashku. Pastaj ju filloni ta lexoni, por kohë pas kohe ndaleni dhe komentoni se për çka po bëhet fjalë, duke qeshur nëse po ndodh diçka qesharake apo duke shfaqur shqetësim nëse situata po vështirësohet.