Ferma e kërmillit

Materialet dhe mjetet: një shishe plastike e zbrazët, dhe, bari apo lakër, kërmill.

Zhvillimi i aktivitetit: Krijoni një fermë kërmilli në një shishe plastike. Fillimisht hapni një pjesë të shishes në formë drejtkëndëshi (ashtu që dera të bie lart kur shishja është e shtrirë). Vendosni një shtresë dheu në shishe.

Së bashku me fëmijën dilni jashtë dhe kërkoni një kërmill. Kërkoni në vende të lagështa afër bimëve. Merrni kërmillin dhe vendoseni në shishen e përgatitur dhe vendosni ushqim si lakër apo bar. Me anë të ngjitësit mbyllni pjesën e hapur të shishes duke bërë vrima në ngjitës për depërtim të ajrit. Mbajeni kërmillin për disa ditë që fëmija ta vëzhgojë të kujdeset për të dhe pastaj lirojeni në natyrë.