Koha për pastrim

Zhvillimi i aktivitetit: Bëjeni kohën e pastrimit argëtuese për fëmijën duke krijuar një rutinë të shëndetshme të higjienës trupore. Përcaktoni kohën kur fëmija juaj do të bëjë dush. Mbusheni legenin/govatën/vaskën me ujë të ngrohtë dhe shampon për fëmijë. Hidhni në të edhe një ose dy lodra të fëmijës. Tregojini fëmijës që është është koha e pastrimit dhe gradualisht vendoseni në legen/govatë/vaskë. Ndihmojeni të qëndrojë në të dhe stimulojeni të luajë me lodrat.