Koha për pastrim

Zhvillimi i aktivitetit: Bëjeni kohën e pastrimit argëtuese për fëmijën. Merrni një leckë të lagur apo të thatë dhe fërkojani lehtësisht faqet fëmijës duke e kënduar këngën si më poshtë me këtë melodi:

Laj, laj, laji faqet, laji për çdo ditë,

Kur i lan faqet çdo ditë, krejt mikrobet kanë me ikë.

Fërko veshët, hundën, ballin, buzët.

Përshtate këngën për secilën pjesë të trupit që e pastron.