Sa fuqi ka zëri im

Materialet dhe mjetet: gotë, ujë, kripë dhe një folie najloni.

Zhvillimi i aktivitetit: Një eksperiment me një gotë, pak kripë dhe folie najloni i bën fëmijët të kuptojnë sa fuqi ka zëri i tyre.

Mbështilleni gotën me folie najloni që përdorni në shtëpi dhe vendosni mbi të pak kripë si në foto. Duke u afruar, fëmija duhet të thotë me zë të lartë “aaaaaaaaaaaaa” dhe ta zgjasë, ndërsa nga fuqia e zërit, valët e zërit do ta lëvizin folien e najlonit dhe kripa do të largohet nga gota. Të jeni të sigurt që fëmija juaj do të kërkojë ta përsëritni shumë herë. Mund të përdorni gota të madhësive e formave të ndryshme që i keni në shtëpi. Lejoni fëmijën t’i eksplorojë të gjitha mënyrat për këtë eksperiment. Është shumë e rëndësishme të keni gotën me xham sa më të hollë.